Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afat hetimet për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
Ahmetaj ishte i shpallur në kërkim që prej muajit korrik të vitit 2023 për çështjen e inceneratorit.
Ai akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.
Dosja hetimore e Ahmetaj pritet të dërgohet në gjykatë në muajin shtator.