-sidi education-spot_img
18.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

22-vjeçarja tenton për herë të tretë t’i japi fund jetës, shpëtohet nga policia

Kryesoret

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në lagjen “30-Vjetori” në Berat.
Raportohet se një 22-vjeçare, me probleme të shëndetit mendor ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i banesës ku ajo jetonte.

Pasi kishte mbyllur derën e jashtme me çelës,duke mos lejuar askënd të hynte brenda, Jorida Hatija ka dalë ballkon dhe ka tentuar të hidhet nga lart.

Kanë qenë banorët e zonës, të cilët pasi kanë parë vajzën që kërcënonte se do të hidhej nga pallati, kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë policie dhe punonjës të repartit zjarrfikës. Pasi është vendosur shkalla zgjatuese për t’u ngjitur nga ballkoni, e reja ka bërtitur, duke mos lejuar asnjë zjarrfikësi t’i afrohej.

Në këto kushte, i veshur civil, ka qenë Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Berat, Fatmir Davidhi, ai që është ngjitur me shkallët e zjarrfikëses deri në ballkonin e katit të pestë, ka bindur vajzën të zbresë nga parmaku, duke i shpëtuar jetën.
E gjithë skena e shpëtimit të vajzës është filmuar nga një banor i lagjes.

Kjo është tentativa e tretë brenda javës e 22-vjeçares për t’u vetëhedhur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit