-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mandati i Xhaçkës, Meta: E vonuar, Gjykata Kushtetuese e kapur nga Rama

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se gjykata Kushtetuese është e kapur nga kryeministri Edi Rama dhe se qëndrimet e saj, referuar mandatit të Olta Xhaçkës duhet të  ishin të prera dhe të qarta me kohë.

“Konflikti i interesave është në nivelet me të jashtëzakonshme. Gjykata Kushtetuese është i kapur nga Rama-forma. Qëndrimet e saj duhet të kishin qenë të qarta dhe të prera me kohë” tha Meta.

Në lidhje me zgjedhjet në Himarë, Meta theksoi se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz dhe se mazhoranca kërkoi të marrë me dhunë dhe forcë bashkinë e Himarës.

Ai shtoi se Partia e Lirisë do të mbajë të njëjtin qëndrim me Partinë Demokratike. “Gjithcka është bërë fakti i kryer, duke tentuar të marrë me dhunë bashkinë e Himarës.

Eshtë e qartë që vendi është në momentet më të errëta të demokracisë dhe respektimin të shtetit ligjor pasi të gjithë e dimë që për të lejuar Belerin për të bërë betimin ishte e pamundur dhe për ta çuar në KQZ për t’i hequr mandatin ishte e mundur. Në lidhje me bashkinë  e Himarës do të kemi të njëjtën qëndrim me PD” u shpreh ai.

Kushtetuesja ultimatum Kuvendit (PS): Sillni menjëherë këtu mandatin e Xhaçkës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit