-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama dhe Osmani takohen në SHBA: Kosova e ka vendin në NATO

Kryesoret

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Washington dhe në margjinat e samitit të NATO-s ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Të dy liderët diskutuan lidhur me rëndësinë e ecjes përpara në rrugën euroatlantike të Kosovës, e në veçanti për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, aleancë kjo jetike për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë e më gjerë.

Presidentja Osmani theksoi se “ky takim shërben për t’i koordinuar qëndrimet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”.

Osmani ka publikuar foto në faqen e saj zyrtare në “Facebook” nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në SHBA.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”. 🇽🇰🇦🇱

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit