-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau të dashurin e ish-gruas, gjykata lë në burg Xhuljano Mihon

Kryesoret

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka regjistruar procedimin penal për ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ ndaj Xhuljano Mihos, 39-vjeçari i cili pak ditë më parë vrau me thikë Xhimi Bakajn.

Me anë të një njoftimi, Prokuroria Fier thotë se në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u bë e mundur dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 5 korrik, në lagjen “11 Janari”, Fier.

“Pas arrestimit në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit Xhuljano Miho Prokuroria Fier kërkoi në gjykatë vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale. Kjo kërkesë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë procedim penal, prokuroria informon se po kryhen hetime të plota dhe në dinamikë me qëllim përcaktimin e rrethanave të plota, motiveve dhe dinamikës së ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit