Francesco Lo Voi, prokuror italian foli në Komisionin Parlamentar Antimafia për tentativat e ndryshme për të krijuar një marrëdhënie kriminale mes klaneve të ndryshme, vendase dhe të huaja.
“Vëmendje maksimale duhet t’i kushtohet edhe krimit të huaj, shqiptar dhe kinez për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.
Vitin e kaluar u identifikuan disa biznese në dukje të pastra që në fakt shërbenin për të transferuar shuma të mëdha parash jashtë vendit, pa i kaluar paratë kufij.
Në dekadën e fundit, grupet që kanë marrë vëmendjen në territorin tonë përfshijnë krimin shqiptar.
Ata individë që dhjetë vjet më parë i gjetëm si furnizues droge, në Aprilia, Tor Bella Monca dhe Ponte Milvio, kanë evoluar dhe i kemi si ndërmjetës ndërkombëtarë” tha ai.