Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani u pyet nga Gazment Bardhi në lidhje me dosjen ‘Xibraka’.
Dumani tha se nuk mund të japë detaje pasi çështja është në hetim.
Ndërsa në lidhje me informacion se Rama i ka dërguar mesazh kreut të SPAK përmes një funksionari të lartë që të mbyll sa më parë dosjen Xibraka, ai u shpreh se marrëdhënia e tij me kryeministrin dhe çdo titullar institucioni është institucionale dhe proceduriale.
“Në lidhje me Ramën janë vetëm institucionale dhe proceduriale. Marrëdhënie instituicionale kur duan të bashkëpunojnë dhe proceduriale kur njëri prej tyre thirret”, shprehet Dumani.