Qeveria bullgare ka lëshuar alarmin pasi zjarret masive kanë vërshuar në të gjithë vendin pas një vale të nxehti ekstrem.
Ushtria dhe helikopterë të forcave ajrore po luftojnë me zjarret në pjesët qendrore dhe juglindore të vendit.
Orët e fundit, zjarrfikësit janë marrë me mbi 200 raportime për flakë në mbarë vendin.
Deri nuk raportohet për viktima.
Meteorologët paralajmërojnë se moti do të bëhet më i nxehtë, me temperatura që do të arrijnë deri në 43-44 gradë celsius. Zjarrfikësit kanë bërë apel që njerëzit të mos ndezin zjarre dhe të mos hedhin bishtat e cigareve nga xhamat e makinave.