Për herë të parë Presidenti nderon viktimat e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë

Thirrjet kanë filluar që të zgjojnë nga gjumi drejtuesit e shtetit. Në 80-vjetorin e gjenocidit grek kundër shqiptarëve të Çamërisë për herë të parë një kryetar shteti i Shqipërisë ka nderuar viktimat e masakrës. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte në varrezat e Kllogjerit në Konsipol ku vendosi kurora me lule dhe nderoi viktimat. /5pyetjet.al