Ministri i drejtësisë Ulsi Manja nëpërmjet një reagimi në Facebook është shprehur se situata në Shëngjin është nën kontroll.
ULSI MANJA NË FACEBOOK
“Kur bëhemi të gjithë bashkë çdo sfidë kalohet! Falë përkushtimit të forcave zjarrfikëse nga të gjitha bashkitë e vendit, Policisë së Shtetit, ushtrisë dhe qytetarëve vullnetarë, situata në Shëngjin është nën kontroll. Nesër në mëngjes do të kemi përsëri përforcime nga mekanizmi evropian i mbrojtjes civile. Qëndroni të qetë dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve!”
Ndërkohë, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Nderu u është përgjigjur akuzave për neglizhim të situatës së zjarreve.
“Mos të ishin zjarrfikësit nga e gjithë Shqipëria, Shëngjini do të ishte gërmadhë sot,” shprehet kryebashkiaku teksa shton se era i përhapi flakët “me shpejtësi rrufe.”