Lideri i opozitës Sali Berisha në tubimin e tij para qytetarëve tha se Edi Rama ka katandisur marrëdhëniet me Greqinë vetëm që Fredi Beleri nuk pranoi të kandidonte në emër të tij.
“Shikoni se ku i katandisi marrëdhëniet me vendin fqinj, vetëm e vetëm se Fredi Beleri nuk pranoi kurrë të kandidonte në emër të Edi Ramës. Të përligjte vjedhjet dhe plaçkitjet e tij në trojet e Himarës”, u shpreh Berisha.
Më pas lideri tha se Rama ka bërë fushatë dhe përtallte Fredi Belerin në Himarë.
Gjithashtu sipas tij ai bllokoi integrimin e Shqipërisë për për kthimin e burgosjeve politike.
“Mos harroni se Edi Rama është i aftë të bëjë gjithçka kundër shqiptarëve, vetëm e vetëm të plotësojë ambiciet, interesat, lakmitë e tij mafioze”, tha Berisha.