Deputetja Ina Zhupa ka denoncuar vendimin për të hapur 10 zona të mbrojtura për ndërtim. Këto zona përfshijnë Bredhin e Drenovës, Rushkull, Bunë Velipojë, Pishë-Poro-Nartë, Liqenin e Pogradecit, Kuturman-Qafë Bush, Kratsë, Gurin e Nikës Valamarë, Bjeshkët e Oroshit, dhe BishtKamëz.
Zhupa akuzon Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit (KKRT), të udhëhequr nga Rama dhe ministrat e tij, për miratimin e projekteve që do të shkelin mbrojtjen ekologjike të këtyre zonave.
“Padia e parë në Gjykatën Kushtetutese në shtator, do jetë ajo kundër ndryshimeve të njëanshme dhe shkatërrimtare të ligjit të Zonave të Mbrojtura” u shkruan Zhupa.