Ted Blushi, anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës përfaqësues i Partisë Socialiste në protestën e opozitës, ka shprehur se është koha për veprime të forta, pasi durimi i tyre ka arritur pikën kulmore.
Ai ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj si një kriminel të fëlliqur, duke pretenduar se ai është i përfshirë në vjedhje të mëdha dhe ka pasuri të paligjshme.
“Jemi para këtij institucioni që sot është kthyer në simbolin më të urryer të shqiptarëve. Nuk kam besim se drejtësia do të bëjë drejtësi me këtë kriminel të fëlliqur që fshihet pas policisë dhe shtetit dhe ka miliona euro pasuri të paligjshme. Ne jemi këtu për t’u dhënë fjalën e nderit se nuk do të tërhiqemi.
Do të vijojmë këtë betejë deri në ditën kur të vendoset drejtësi për krimet dhe vjedhjet që ai ka kryer. Është koha e aksionit, pasi durimit tonë i ka ardhur kulmi. Edhe ju jeni lodhur me fjalimet e gjata. Ne do të arrestojmë Erion Veliajn, kudo ku ai ndodhet pasi sa kohë SPAK është bërë palë me ne”, tha Blushi.