Teliti: SPAK duhet të vepronte për të zbardhur vjedhjet në bashki
Nënkreretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka shprehur kritika të forta ndaj mungesës së veprimeve nga SPAK për të hetuar dhe ndëshkuar vjedhjet në bashki, me kryetarin Erion Veliaj në krye.
Teliti gjithashtu ka insistuar se personat përgjegjës për vjedhjet e fondit publik duhet të përballojnë përgjegjësi ligjore, duke theksuar nevojën për transparencë dhe drejtësi në administratën publike.
“SPAK t’i thërrasë mendjes dhe të hapë sytë sepse qytetarët e din të vërtetën dhe nuk po dërgojnë përpara përgjegjësisë autorët e vërtetë të vjedhjes së shekullit me inceneratorët.
Jemi në Shqipëri dhe ky vend ka Kushtetutë dhe ligje. Si mundet që një procedurë, e cila ka shkelur të gjitha ligjet, por SPAK nuk merr hapin e radhës për të anuluar këtë kontratë?
Shqiptarët nuk mund të mashtrohen dhe gënjehen, por ata do të rezistojnë deri në largimin e Erion Veliajt. Taksat i paguajmë një më një dhe marrim si shpërblim industrinë e betonit, ajrin më të ndotur dhe jemi një vend i botës së tretë”, u shpreh Teliti.