-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avioni i rrëzuar në Brazil/ Nis largimi i trupave, hetohen shkaqet

Kryesoret

Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjatë natës për të nxjerrë trupat e 62 pasagjerëve të vdekur nga një avion që u rrëzua të premten në Sao Paolo.

Avioni i kompanisë Voepass, në fluturim nga Cascavel për në Sao Paulo, u rrëzua në një zonë të banuar, duke shpërthyer dhe dëmtuar disa banesa. Nuk ka raportime për të lënduar nga zona e rrëzimit.

Hetimet për shkakun e aksidentit janë në zhvillim e sipër. Kompania ATR, prodhuese e avionit, ka thënë se specialistët janë të angazhuar në hetim. Një nga shkaqet e mundshme është akulli, pasi ka pasur paralajmërime për akull në lartësi deri në 6.400 metra, ndërsa avioni fluturonte në 5.200 metra.

Ekspertët gjithashtu po shqyrtojnë mundësinë e problemeve në motor, pajisje të fluturimit, ose defekte strukturore si rënia e një pjese të rëndësishme të avionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit