Menaxheri i Noizy-t ka reaguar pas thirrjeve të disa artistëve për protesta për lirimin e reperit.
Ai u shpreh se as familja e Noizy-it dhe as stafi menaxherial nuk ka ndërmarrë masa për organizimin e asnjë proteste.
“Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Ne, jemi në një proces gjyqsor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt”, shkruan menaxheri i tij.