Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike në Turqi Murat Kurum ka bërë të ditur se vendi ka regjistruar muajin korrik më të nxehtë në 53 vitet e fundit.
Në rrjetin e tij sociale X, ministri Kurum theksoi se temperatura më e lartë prej 45.9 gradë Celsius u regjistrua në rrethin Cizre të provincës juglindore Şırnak dhe temperaturako më e ulët prej 5.2 gradë Celsius u regjistrua në provincën lindore Erzurum.
“Duke theksuar se nga e hëna e ardhshme pritet rritje e temperaturave, u bëj thirrje qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm. Rritja e temperaturave ka shkaktuar pasoja të shumta në mjedis”, shkruan Kurum.