-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 19-vjeçari për dhunën ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Bulqizës

Kryesoret

Policia e Dibrës ka arrestuar Denis Tërnova, një 19-vjeçar i akuzuar për dhunimin e shefit të Policisë Bashkiake të Bulqizës në vitin 2023. Arrestimi i Tërnovës është bërë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Sundimi i Ligjit”.

Tërnova ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ai dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka goditur me grushta shefin e Policisë Bashkiake të Bulqizës, E.L., në një ngjarje të ndodhur më parë.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka vendosur ndaj Tërnovës masën e sigurisë “Arrest me burg”. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit