Një 83-vjeçar me iniciale H.S., ndezi zjarr në fshatin Shetel për të djegur mbeturinat dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u rrezikuan 2 banesa. Gjithashtu nga zjarri u dogjën sipërfaqe toke të mbjella në pronësi të disa personave të tjerë.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse të cilët bënë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Ndërsa policia e Durrësit apelon qytetarët që të kenë kujdes që të mos ndezin zjarre pasi do të përballen me ligjin.