-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua për gjobëvënie, GJKKO lë në burg Gazmir Preçin

Kryesoret

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Shefin e Antidrogës së Durrësit Gazmir Preçi.

Ai akuzohet se i ka marrë 10 mijë euro pronarit të një lokali pasi e kërcënoi se do ia bllokonte atë.

Sipas dosjes së SPAK, Gazmir Preçi i ka kërkuar 20 mijë euro pronarit të klubit të natës, ‘Night’ tek Ura e Dajlanit në Durrës, me kërcënimin se në të kundërt do i bllokonte biznesin. Sipas hetimeve, ka arritur të marrë 10 mijë euro në fazën e parë, shumë e cila është sekuestruar.

Gjatë dëshmisë së tij Gazmir Preçi ka kërkuar masë më të butë sigurie.

“Kërkoj nga Gjykata e Posçme një masë më të butë sigurie. Jam baba i tre fëmijëve që duhet ti ushqej. Nuk duhet të më lini në burg. Unë nuk kam bërë korrupsion dhe nuk kam shpërdoruar detyrën. Më ka thirrur biznesmeni dhe më ka thënë hajde të takohemi. Kam shkuar vetë pa e ditur se për çfarë bëhet fjalë. Ai më ka zgjatur një zarf brenda të cilit nuk e dija se kishte para. Më pas jam arrestuar. Në këtë moment unë kam kërkuar që zarfi me para të hapet vetëm në prani të një avokati por kjo nuk është bërë”, ka thënë Preçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit