-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjosa Osmani reagon ndaj vrasjes në Ferizaj: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Ferizaj më 16 gusht, ku xhaxhai 89-vjeçar i bashkëshortit të saj u ekzekutua me armë zjarri.

Osmani ka theksuar se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë asnjë njohuri dhe lidhje me rrethanat që çuan në këtë vrasje.

Përmes një reagimi në Facebook, Osmani ka denoncuar shpërndarjen e dezinformatave nga disa media, duke përfshirë gazetën online “Nacionale” të drejtuar nga Berat Buzhala.

“Kjo lidhje e rrejshme dhe e rrezikshme e krijuar nga këto portale, me vetëdije të plotë dhe me qëllim të rrezikimit të jetës sime dhe të familjes sime, ndërkohë që autoritetet kompetente po e hetojnë rastin, tregon tendencën e drejtpërdrejtë të tyre për rrezikim te jetës, duke na implikuar rrejshëm madje edhe në gjoja ndërhyrje në drejtësi.

Ftoj sërish të gjitha organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t’i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje e njëkohësisht edhe veprimet e këtij portali dhe portaleve të ngjashme që kanë qëllim të qartë për të rrezikuar jetën dhe nxitur urrejtje, e që këtë mision po shihet se e kanë edhe portalet e Serbisë.”,  shkruan Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit