Aksident në Pogradec-Lin, 3 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Lin. Nga përplasja e dy automjeteve, janë plagosur 3 persona. Ekipet e emergjencës janë nisur në vendngjarje dhe po punojnë për ndihmën e të lënduarve dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit. /5pyetjet.al