Rodrigo Goesh ka konfirmuar angazhimin e tij të plotë ndaj Realit të Madridit, duke hedhur poshtë spekulimet për një transferim të mundshëm gjatë këtij sezoni.
Pavarësisht interesit të shprehur nga klube të tjera, si Manchester City, dhe ardhjes së lojtarëve të rinj si Kylian Mbappé dhe Endrik, braziliani ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën e tij në Santiago Bernabéu.
Sipas raporteve nga “Cadena Ser,” Rodrigo është i fokusuar vetëm në angazhimin e tij me Realin dhe nuk po shqyrton mundësinë e largimit.
Po ashtu, klubi madrilen ka konfirmuar se nuk ka plane për të shitur Rodrigon, me trajnerin Carlo Ancelotti që ka kërkuar mbajtjen e tij në skuadër për të kontribuar në suksesin e sezonit.