Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Sarandë-Skërficë” ku një 23-vjeçar me iniciale R.A., duke drejtuar automjetin tip “Audi” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues L. H., 37 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 7-vjeçarja pasagjerja në automjetin “Citroen”. Ajo u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.
Policia ka arrestuar drejtuesin e njërit prej mjeteve, pasi dyshohet se ai ishte shkaktar i aksidentit.