Gjatë një operacioni antikanabis në Malësinë e Madhe policia është sulmuar me armë.
Ministri i brendshëm Ervin Hoxha me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje.
Hoxha u shpreh se të qarkullosh me armë zjarri në rrugë për qëllime kriminale nuk është thjesht një këmbanë alarmi.
“Kjo këmbanë na vendos përballë një detyre të madhe: Për të gjetur mekanizmat e menjëhershëm për kontroll më të mirë e më efikas të territorit, për tê siguruar informacionin e duhur, me qëllim parandalimin. E nga ana tjetër dhe po me kaq rëndësi, për të ndryshuar dhe reformuar organizatën e Policisë, nga qendra në bazë, në një shërbim model, pasqyrë e shoqërisë tonë, model që mund ta ofrojnë vetëm drejtues profesionistë dhe me integritet, dhe një organizatë e mirëstrukturuar dhe reaguese mëse e shpejtë”, shkruan Hoxha.
Ai u shpreh se si Ministër i brendshëm do të mbështes maksimalisht dhe pa asnjë hezitim gjitha strukturat e Policisë së Shtetit.
“Do të jem krah çdo punonjësi të ndershëm për të dekurajuar krimin dhe forcuar sundimin e ligjit në territor!”, thotë Hoxha.