Makina përplas për vdekje kalimtarin, arratiset shoferi

Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Durrësit ditën e sotme. Ai është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Plepa-Kavajë. Autori ende nuk është identifikuar. Pas aksidentit shoferi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. /5pyetjet.al