Po vjen shtatori dhe kryeministri Edi Rama po bëhet gati për vitin e fundit të mandatit dhe zgjedhjet ku do të tentojë një tjetër katërvjeçar që do të ishte i katërti radhazi nëse fiton.
Në fund të muajit, në 28 dhe 29 gusht kreu i qeverisë do të mbledhë kabinetin dhe kryebashkiakët në Himarë, bashkinë që sapo fituan socialistët në 4 Gusht.
Në fokus do të jetë analiza e punës së bërë dhe ajo që pritet në nisje të sesionit parlamentar me objektivin e qartë për mandatin e katërt.