-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sporti gjerman në zi, humb jetën në moshën 70-vjeçare trajneri Christoph Daum

Kryesoret

Futbolli gjerman është në zi pasi ka humbur një nga legjendat e sportit trajnerin Christoph Daum. Pas një lufte të gjatë me sëmundjen e rëndë të kancerit trajnerin Christoph Daum ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Ai ka luftuar me një sëmundje të egër që nga vjeshta e vitit 2022, pas së cilës u tërhoq nga paraqitjet publike.

Tekniku emblematik i futbollit gjerman dha intervista për media të shumta dhe u shfaq në emisione të shumta, teksa mesazhi i tij bazë ishte se “kanceri zgjodhi trupin e gabuar”.Ai donte të inkurajonte njerëzit e tjerë, që të mos dorëzoheshin dhe të luftonin me të njëjtin problem.

Në karrierën e tij mbi tre dekada si trajner ka drejtuar Kolnin, Shtutgartin, Beshiktasin, Bayer Leverkusenin, Austrinë e Vjenës, Fenerbahçen, Eintracht Frankfurtin, Club Brugge dhe Bursassporin, si dhe ka qenë trajner i Rumanisë, ndërsa ishte lidhur edhe me emërimin si selektor i Kosovës.

Ai fitoi titullin kampion gjerman me Shtutgartin, Superkupën e Gjermanisë, si dhe ishte tre herë kampion i Turqisë dhe fitues i Kupës së Turqisë dhe Superkupës së Turqisë. Gjithashtu kampion i Austrisë në vitin 2003, kur fitoi dy trofe me Austrinë e Vjenës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit