Ditën e djeshme një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në Topullaraj, në Gjirokastër. Pas 8 orësh luftë me flakët, mëngjesin e sotëm zjarrfikësit e MSZH Gjirokastër me në krye komandat Gramoz Llapi kanë arritur që të shuajnë zjarrin.
Gjithashtu përveç efektivit zjarrfikës morën pjesë edhe 6 punonjës me kontratë. Ndërsa në vendngjarje do të qëndrojnë një grup prej 50 ushtarësh që do të monitorojnë gjithë zonës për ndonjë aktivizim të vatrave të zjarrit.