-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: 66% e shqiptarëve kanë larguar nga vendi që nga viti 2014

Kryesoret

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalimin e tij gjatë tubimit në “Rrugën e Shpresës,” akuzoi qeverinë e Edi Ramës për krijimin e një regjimi të korruptuar dhe përmasat e largimeve masive të shqiptarëve.

Ai theksoi se, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Emigracionit, “Shqipëria renditet në krye të vendeve nga të cilat banorët janë larguar masivisht,” duke përmendur se “66% e shqiptarëve në këto tri dekada janë larguar nga Shqipëria.

Berisha shtoi se aktualisht “vetëm 34% e shqiptarëve të lindur dhe të rritur në këtë vend jetojnë në Shqipëri,” ndërsa mbi 1.6 milion shqiptarë janë larguar.

Ai argumentoi se, pas vitit 2014, largimet janë intensifikuar, duke thënë se “40% të atyre që janë larguar nga Shqipëria këto 30 vite, u larguan pas vitit 2014.

Sipas EUROSTAT, “nga 2014 deri në 2022, vetëm në vendet e hapësirës Shengen emigruan 35% e popullsisë së vendit,” me një total prej “38% të shqiptarëve duke përfshirë emigrantët në vende të tjera.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit