-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre ditët e fundit për koalicionet, opozita e copëtuar, Kurti i fortë

Kryesoret

Partitë politike që do të garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kanë edhe tri ditë kohë t`i zyrtarizojnë koalicionet. Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka paralajmëruar deri më sot për ndonjë koalicion, PDK pritet të garojë e vetme, nga LDK nuk janë përgjigjur, AAK dhe Nisma me partitë e tjera kanë zyrtarizuar më herët koalicionin.

Për ish-kryetarin e KQZ-së, Mazllum Baraliu, partitë opozitare do duhej të ishin më unike në mënyrë që ta sfidonin apo edhe rrezikonin në një formë Lëvizjen Vetëvendosje në këtë proces zgjedhor.

“Vetëvendosja mendoj që gjatë këtyre ditëve, ndonëse edhe tek partitë tjera mund të ketë ndonjë lëvizje, mirëpo Vetëvendosja ditën e fundit mund ta paraqes koalicionin me listën Guxo sepse çdo opsion, çdo solucion tjetër do ishte i papërshtatshëm, për të mos thënë i pasuksesshëm edhe për Listën Guxo por edhe për Vetëvendosjen”, tha Baraliu per RTK.

Për profesorin universitar Rrahman Paçarizi, koalicionet ndër vite nuk kanë dhënë frytet e dëshiruara. Ai thotë se të tilla mund të lidhen vetëm me parti të vogla që nuk arrijnë të kalojnë pragun zgjedhor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit