Aksi Thumanë-Kashar, banorët sërish në protestë

Banorët e zonës kanë vazhduar protestat e tyre duke kërkuar akses në autostradën Thumanë-Kashar. Ata argumentojnë se mungesa e hyrjeve dhe daljeve në rrugën e re i ka lënë të izoluar dhe ka shkaktuar vështirësi të mëdha në jetën e përditshme. Protestuesit kërkojnë që të hapen lidhjet e nevojshme për të përmirësuar qarkullimin. /5pyetjet.al