Deputeti Haki Abazi kritikoi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për përpjekje për të ndarë Kosovën nga NATO dhe interesat ndërkombëtare.
Abazi theksoi se Kurti po krijon një situatë që i shërben agjendës së Serbisë dhe Rusisë dhe nënvizoi se ndarja e Kosovës nga mbështetje ndërkombëtare është e papranueshme.
Ai e konsideroi këtë si një fushatë elektorale që dëmton interesat e Kosovës.