Fusha e grumbullimit të plehrave në Kolsh të Kukësit është përfshirë nga flakët. Dy mjete të shërbimit të zjarrfikës së qytetit të Kukësit po punojnë për të shuar flakët, ndërsa tymi ka mbuluar qytetin.
Vendgrumbullimi i Kolshit është i vetmi vend për mbetjet urbane si dhe është i tej mbushur. Ndërkohë që në Vlorë fusha e grumbullimit të mbetjeve është përfshirë sërish nga flakët pasditen e së shtunës. Nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët.