Ditën e sotme u arrestua një bashkëpunëtor i Esmerald Ballës, që është Edison Brahaj i cili dyshohet se ndihmoi djalin pas vrasjes së atit për të fshehur trupin. Ndërkohë që ngjarja ka tronditur fqinjët.
“Babë e bir shkonin mirë. Në komunitet nuk ka pasur ndonjë ide që shkonin keq, shkonin shumë mirë. Nuk e dimë si ndodhi kjo gjë. Shkonin aq mirë saqë e martuan të atin.
Lajmin e morëm vesh nga shteti, nga policia. Është hapur lajmi në fshat që u largua nga shtëpia me një grua tjetër. Nuk kishte shenja që ishte i kësaj rruge”, tha ai.