Në kuadër të vizitës së saj në Kosovë, ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, u prit në takim nga presidentja Vjosa Osmani.
Osmani theksoi se Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura në mbrojtjen e vlerave evropiane dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen finlandeze në procesin e shtetformimit dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore”, ka shkruar Osmani.