Një 27-vjeçare që punonte si operatore në një kompani turistike në Tiranë është arrestuar nga policia.
Ajo dyshohet se rezervonte bileta udhëtimi për klientë dhe pas pagesës, i anulonte ato.
Policia njoftoi se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë angazhuar në këtë rast për të hetuar veprat e saj penale.