Mëngjesin e sotëm dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në ish zonën e Kënetës në Durrës. Nga përplasja njëra nga makinat ka përfunduar në trotuar, ndërsa tjetra në oborrin e një banese.
Ngjarja ka ndodhur pranë një kryqëzimi në rrugën “Azem Hajdari” në lagjen 14 të qytetit të Durrësit. Shkaku i aksidentit ka qenë mosrespektimi i sinjalistikës rrugore nga ana e drejtuesve të makinave.
Ndërsa policia rrugore policia rrugore mbërriti në vendngjarje dhe po zhvillon hetimet për aksidentin.