Mbrëmjen e sotme Irani sulmoi me dronë Izraelin. Pas sulmit presidenti iranian Massoud Pezheskian deklaroi se breshëria e raketave kundër Izraelit ishte “vetëm një shije e aftësive iraniane”.
Ai tha se sulmi me raketa ishte një “përgjigje vendimtare… ndaj sulmeve të regjimit izraelit. Ky veprim u ndërmor për të mbrojtur interesat iraniane dhe qytetarët e Iranit. Netanyahu duhet të kuptojë se Irani nuk është luftarak, por do të qëndrojë i vendosur kundër çdo kërcënimi. Kjo është vetëm një shije e aftësive tona.”
Presidenti paralajmëroi Izraelin duke u thënë “Mos u përfshini në konflikt me Iranin”.