Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka dënuar zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Kjo pasi Irani hodhi një raketë balistike kundër Izraelit si shenjë hakmarrje për sulmet e Izraelit kundër aleatëve të Hezbollahut e Teheranit në Liban.
“Kjo duhet të ndalet. Ne kemi nevojë absolutisht për një armëpushim”, tha Guterres në një deklaratë.