-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish deputeti serb: Vuçiç po shkatërron vetveten

Kryesoret

Ish deputeti serb, Dragan Shormaz ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet sa më parë.

Shormaz tha se Vuçiç ka shkatërruar vetveten me aksionin që ka përfunduar tragjikisht me katër jeta, të policit të Kosovës dhe serbëve.

“Është interesante se pas kësaj nis fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme, askush nuk flet për Banjskën. Ndërsa, ndodh që ndryshohen targat, serbët marrin pasaportat, marrin patentë shofer, dokumente personale, fillon të paguhet rryma. Në veri mbyllen zyrat postare të bankave, pompat e karburantit, dinari ndalohet, të gjitha këto kanë ndodhur ndërsa në Serbi askush nuk flet për këtë çështje”, u shpreh ish deputeti serb.

Ai gjithashtu theksoi se në Serbi pas sulmit terrorist menjëherë nisi një fushatë për zgjedhje dhe çështja e situatës në veri është anashkaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit