-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përjashtimi i 24 deputetëve, Berisha: Rama i tmerruar nga revolta, i lebetitur nga 7 tetori

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u ndal te vendimi që mori Komisioni i Etikës së Kuvendit për 24 deputetët në përjashtim me 40 deri në 60 ditë. Berisha tha se narkoregjimi i sotëm është njëlloj si i Maduros së Venezuelës.

Ai shprehet se Rama është i tmerruar nga revolta e deputetëve dhe i lebetitur nga 7 tetori, prandaj ka përjashtuar 24 deputetët e PD nga parlamenti.

“Këta anëtarë të organizatës kriminale të Edi Ramës, këta bashkëpunëtorë në krim, në vjedhje dhe trafiqe me atë që panë me sytë e tyre në oborrin e parlamentit e kuptuan se kjo betejë është betejë për jetë ose vdekje, është betejë për triumfin e demokracisë, ligjit dhe Kushtetutës. Ata e panë se shpresë për ta nuk ka më, se revolta popullore që po zien në të katërta anët e vendit do t’i fshijë dhe do t’i hedhë në koshin e plehrave të historisë, aty ku e kanë vendin si keqbërësit më të mëdhenj në historinë e kombit shqiptar.”, tha Berisha.

Më tej ai shprehet se “Ata mendojnë se duke zbrazur parlamentin do shpëtojnë nga ndëshkimi popullor, po ata harrojnë se sot me guximin, trimërinë e parlamentarëve të opozitës, janë qindra e mijëra shqiptarë të gatshëm të vërsulen kundër tyre, të gatshëm t’ju shpërblejnë urrejtjen dhe hakmarrjen e tyre, të gatshëm t’ju rezervojnë fundin që meritojnë”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit