Rruga nacionale Burrel – Skuraj është bllokuar për disa orë për shkak të shembjes masive të gurëve në segmentin e Shkopetit.
Reshjet e fundit kanë shkaktuar rënien e gurëve të mëdhenj, duke rrezikuar udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve. Banorët shprehen se rruga është e pa sigurt dhe kërkojnë vendosjen e rrjetave mbrojtëse, pasi rëniet e gurëve ndodhin vazhdimisht.
Ata theksojnë se segmenti është i mbushur me gropa dhe i pakalueshëm, duke kërkuar veprime të menjëhershme për sigurinë. Mungesa e rrjetave mbrojtëse është një problem i vazhdueshëm në këtë aks rrugor.