Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi i ftuar sonte në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” u shpreh se PD e kaloi vijën e kuqe me sulmin kundër selisë së PS-së. Një gjë e tillë, tha ai, nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Shqipëri.
“PD tregoi se nuk ka organizim. Nuk ka frymë për të krijuar një protestë për të rrëzuar qeverinë. Mungesë lidershipi. Nuk ka kush i drejton, janë të goditur nga mungesa e lidershipit. Protesta përfundoi në djegien e kazanëve të plehrave por edhe djegien e institucioneve të njëjta tjetrës (PS).
Berisha nuk e ka bërë as në 1994 që të hyjnë, sot e kaluan këtë prag. Dogjën, jo PS-në, as godinën, por të hedhin, të djegin një banderolë, por që shënon një thyerje shumë të madhe me njëra tjetrën. Është një gjë të bësh politikë dhe tjetër të vandalizosh” tha ai.