Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan arriti në Kryeministri, ku u prit nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Erdogan dhe Rama do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Më pas, të dy liderët do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Kreu i Shtetit turk do të marrë pjesë personalisht edhe në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, për të cilën ka patur një kundërshtim për shkak të akuzës së tij për drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar, të cilët Turqia i sheh të lidhur me lëvizjen gyleniste.