Plagoset një person me thikë në Tiranë, arrestohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë. Një 35-vjeçar ka qëlluar me thikë 60-vjeçarin, i cili ka shkuar me ambulancë në spital. 35-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshme penale dhe është arrestuar nga policia. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /5pyetjet.al