Drama mes Dea Mishel dhe Luiz Ejllit duket se nuk ka të sosur, që pas lajmit për dënimin me 1 vit burg për këtë të fundit.
Blogerja e njohur ka thumbuar sërish këngëtarin, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona”.
Më herët, ai iu përgjigj ashpër Deas dhe në një mënyrë aspak të hijshme pasi krah një fotografie ku shihen disa limona dhe një foto e dhëmbëve të Deas.
Shkruan “po ma kërkon me se sbën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”, ndërkohë në sfond është kënga e njohur, “oj Lulija jon me limona, o kush na ka inatin ju q*** nona ooo…”.
Dea Mishel foli për dënimin e Luizit, duke u shprehur: “Thonë shokun zgjidhe më mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Prostitucioni apo falsifikimi.”