Policia e Fierit ka arrestuar 42-vjeçarin Mario Çukaj, i cili ishte shpallur në kërkim pas shkeljes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Çukaj kërkohej për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ishte i akuzuar për “Falsifikim të monedhave”. Gjykata e Fierit kishte vendosur ndaj tij masën “Arrest me burg”.
Pas informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, ai u kap dhe ndalua, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.