Një sherr mes dy shqiptarësh ka ndodhur në Kos të Greqisë.
Gjatë sherrit 42-vjeçari e ka goditur me shtizë nga pushka e detit duke i shkaktuar lëndime të vogla. Ndërsa 35-vjeçari më pas e godit atë në kokë duke e plagosur më rëndë. Si pasojë të dy u dërguan në spitalin e ishullit, ku 42-vjeçari ka qëndruar pasi do të ekzaminohet nga një mjek.
Policia e sigurimit i ka arrestuar të dy shqiptarët, si dhe u ka konfiksuar pushkën e detit me shtizë të gjetur në vendin e sherrit.