Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me shqiptarët në New York, u pyet nëse do të ketë në parlament përfaqësues të diasporës.
Rama premtoi se në listën e deputetëve për zgjedhjet e vitit 2025 do ketë edhe shqiptarë që jetojnë në emigracion.
“Pa mbështetjen e emigrantëve, Shqipëria do kishte hyrë në situata edhe më të rënda sesa ata që hyri, ku më e rënda ishte ajo më 1997. Emigrantët e mbajtën Shqipërinë në këmbë, me ndihmat e tyre për ekonominë e vendit. Sa i përket përfaqësimit të tyre në parlament, ne kemi hapur një platformë, ku bëjmë thirrje për të qenë deputet/ë edhe ata që jetojnë jashtë vendit. Në listën e deputetëve për zgjedhjet e 2025 do të gjeni edhe shqiptarë që jetojnë në emigracion. Ju takoni ju që të jepni mbështetje me votë”, deklaroi Rama.